Transporti
Trinity merr përsipër dërgesën e produktit në vendodhjen e klientit të tij, kudo ku ai ndodhet brenda territorit të Shqipërisë. Duke qënë se produktet që Trinity tregëton janë të një kategorie të veçantë, stafi i Trinity do të kujdeset maksimalisht për to, në mënyrë që ato të mbërrijnë në gjendjen optimale të mundshme tek klienti.
Kthimi i produktit
Nëse dëshironi, brenda 48 orëve ju mund ta ktheni produktin ose ta ndërroni atë me një produkt tjetër. Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit. Produktin duhet ta sillni tek dyqani jonë fizik, ose ta dërgoni tek ne me postën që e morët. Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse e ktheni në mënyrë që ne të përmirësohemi më tej në shërbimin tonë.