Pasojat pozitive qe sjell ne shendet perdorimi i bicikletes

Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë.
Nëse arsyeja e parë nuk ju bëri përshtypje mendojeni edhe një here pasi është gjithashtu një nga metodat më ekonomike.
Aktiviteti fizik në përgjithësi është një çudibërës për shëndetin dhe mban larg sëmundje nga më të rrezikshmet.
Përdorimi I tepërt I makinave ka sjelle ndotjen e mjedisit I cili është bërë mbytës. Tani është koha që në jetën e përditshme për largësi të vogla të përdoret bicikleta. Duke përdorur bicikletë do të pakesonim mundesitë për tu prekur nga sëmundje si : kanceri I mushkerive,sëmundje të ndryshme të gjakut,deformime gjenetike.
Nje nga problemet e njerezve dhe sidomos femijeve dhe atyre qe jane pasive eshte obeziteti.Kjo vjen nga stili I jetesës qe njerzit zgjedhin te bejne. Perdorimi I bicikletes sjell aktivizimin e muskujve, djegien e yndyrnave qe sjellin renien ne peshe dhe ulin rrezikun nga semundje te ndryshme si semundjet e zemres,rritjen e kolesterolit ne gjak,rritjen e trysnise ne gjak etj.
Studim pas studimi është zbuluar se aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin ose çlirimin nga stresi, ankthi dhe depresioni. Një studim i fokusuar te njerëzit me depresion që po trajtoheshin me antidepresant zbuloi se pas pedalimit vetëm 15 minuta, niveli i tyre i kortizolit, hormonit të stresit u ul. Çiklizmi në natyrë i shton edhe më shumë këto përfitime. Kjo për shkak se vetëm kalimi i kohës në natyrë mund të ulë stresin dhe të pakësojë simptomat e depresionit dhe ankthit. Ka gjithashtu prova se ushtrimi trupor i gjelbër mund të rrisë kënaqësinë dhe motivimin.
Ndiheni te stresuar? Just take a ride… with a bike!
Le të përmendim edhe palestrën që në kohët e fundit është kthyer në trend. Sërish bicikleta ju ndihmon të dukeni cool dhe njëkohësisht të rrisni masën muskulare,të forconi strukturën kockore dhe të jeni më të fortë fizikisht.
Si përfundim? Kufjet në vesh dhe le ta nisim me 15 minuta në ditë.
Komente (0)