Rreth Nesh

Kompania

Trinity ndërmerr nismën për të qenë prezent në tregun e lirë në vitin 1993 ku marrëdhënia shitës-klient ishte e drejtëpërdrejtë dhe rrjedhimisht më e besueshme për konsumatorin vendas. Shkak për të marrë iniciativen e të punuarit me shumicë sipërmarrje nuk ishte vetëm besnikëria ndaj klientëve por ambicia dhe bindja se zotëronim potencialin për të ofruar më shumë. Qëllimi jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë ofrimi i produkteve me cilësi premium për çmime ekonomike, duke na dhënë hapësirën të jemi një hap përpara konkurentëve tanë në treg. Komunikimi i sinqertë dhe asistenca e vazhduesheme është arsyeja pse ne nuk do ngurojmë kurrë së guxuari për t'ju ofruar më të mirën.

Produktet

Sot Trinity zotëron një gamë të gjerë produktesh në fushën e biçikletave, motorrëve, pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve të ndryshëm. Bashkëpunëtorët tanë janë brandet më të njohura në tregun nderkombëtar si: Totem, Yanshe (Yamata) Shimano Bicycle Spare Parts, Deeston tyre and inner tube, Lifan Motorcycles Spare Parts, Kenda tyre and inner tube, Duro dhe shumë të tjera. Trinity është distributor jo vetëm i brandeve të arrira por edhe cilësisë në tregun Shqiptar.
Ky website përdor cookies për tu siguruar që ju të merrni eksperiencën më të mirë nga website ynë..Mëso më shumë

Hapësira e userit

Vizitor

Logohu/Regjistrohu

Në pritje...
E pamundur të logohesh
Ju jeni të loguar
Keni harruar fjalëkalimin?

Gjuhët

Monedha

Gjuhët

Monedha

Shporta ime

Shporta juaj është bosh
Shporta Checkout

Menu

Kërko

Termat tonë

E drejta e autorit

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Mbrojtja me ligj dhe detyrimet tona

Ne jemi një subjekt i regjistruar në dosjet e QKR në Shqipëri dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit Shqiptar. Trinity paguan të gjitha detyrimet sipas legjislacionit shqipëtar. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit, por edhe në rregullat e bizneseve në Shqipëri. Përveç të drejtës së autorit, ju pranoni edhe kushtet e garancisë që ne kemi. Ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës edhe pa u njoftuar, por asnjëherë nuk do ju fshihen apo manipulohen.

Detyrimet

Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.store.trinity.al dhe www.trinity.al