Kuadri Ligjor

Trinity Sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.trinity.al dhe www.store.trinity.al, Trinity Sh.p.k mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj Trinity Sh.p.k të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Trinity Sh.p.k siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@trinity.com.al

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Trinity Sh.p.k.

Ky website përdor cookies për tu siguruar që ju të merrni eksperiencën më të mirë nga website ynë..Mëso më shumë

Hapësira e userit

Vizitor

Logohu/Regjistrohu

Në pritje...
E pamundur të logohesh
Ju jeni të loguar
Keni harruar fjalëkalimin?

Gjuhët

Monedha

Gjuhët

Monedha

Shporta ime

Shporta juaj është bosh
Shporta Checkout

Menu

Kërko

Termat tonë

E drejta e autorit

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Mbrojtja me ligj dhe detyrimet tona

Ne jemi një subjekt i regjistruar në dosjet e QKR në Shqipëri dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit Shqiptar. Trinity paguan të gjitha detyrimet sipas legjislacionit shqipëtar. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit, por edhe në rregullat e bizneseve në Shqipëri. Përveç të drejtës së autorit, ju pranoni edhe kushtet e garancisë që ne kemi. Ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës edhe pa u njoftuar, por asnjëherë nuk do ju fshihen apo manipulohen.

Detyrimet

Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.store.trinity.al dhe www.trinity.al